James, starti më i keq në karrierë NULL NULL 25.05.2015 10:35 25.05.2015 10:35 Pavarësisht fillimit të dobët, ai regjistroi dyshifror të trefishtë, me 37 pikë, 18 kërcime dhe 12 asisstime. Këta numra ndihmuan ekipin e tij, Cleveland Cavaliers të fitojë 114 me 111 ndaj Atlanta Hawks në ndeshjen e tretë të finales së konferencës lindore të NBA. Lebron James e nisi më keq se asnjëherë në karrierën e tij, ndeshjen ndaj Atlantas, të dielën mbrëma. Ai huqi 10 gjuajtje, duke shënuar një rekord të zi për vete edhe në serinë e ndeshjeve të play off-it në NBA. James nuk qëlloi nga asnjë pozitë, në pesë minutat e parë të ndeshjes. Por, magjia e zezë u hoq në vazhdim. Deri në mbarim të ndeshjes, që pa edhe një vazhdim, “mbreti” mbërriti të regjistrojë dyshifror të trefishtë, duke shënuar 37 pikë, 18 kërcime dhe 12 asiste. Ky është triple dubble i 12 në karrierë që James e arrinë në play off. Në fund të ndeshjes, lojtari më i mirë në ligë ra në gjunj dhe shtriu duar në parket. “Luajta dëri në dërmim. Dhashë gjithcka kisha nga vetja dhe ndonjëherë, trupi thjesht të lëshon”, tha ai pas takimit. Në fakt, kur gjithcka përfundoi, LeBron pati nevojë për një kontroll mjekësor. “Kam qenë më mirë”, shtoi ai duke qeshur, në një konferencë shtypi. Me këto 37 pikë, LeBron kapi 4 mijë e 782 poena dhe pozitën e gjashtë të shënuesve më të mirë në këtë fazë të garave në NBA, duke kaluar Carl Malone-n, që kishte 4 mijë e 761. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.