Jamal Murray lider i Denverit në fitoren ndaj Lakers, seria shkon në 2-0 - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jamal Murray lider i Denverit në fitoren ndaj Lakers, seria shkon në 2-0

NULL NULL
nga Endrit Zogaj 19.05.2023 13:04

Motorët i ndezi me vonesë.

Por, kur u nis Jamal Murray nuk pati të ndalur në ndeshjen e dytë finale të Konferencës Përendimore ndërmjet Denver Nuggets e Los Angeles Lakers. E sidomos në çerekun final.

Murray shënoi plotë 23 pikë në 12 minutëshin e fundit të betejës, duke i’a siguruar fitoren e dytë Denverit kundër La Lakers.

“Çekanët” fituan me rezultatin përfundimtar 108-105. Jamal Murray ishte basketbollisti më i dalluar i kësaj sfide duke shënuar në total 37 pikë, 10 kërcime e 5 asistime.

Ndërsa, për ekipin e Lakers u dallua LeBron James me 22 pikë, 9 kërcime e 10 asistime i ndihmuar edhe nga Austin Reaves me 22 pikë.

Beteja e tretë ndërmjet Lakers dhe Denverit do të zhvillohet me 21 maj pas mesnate në “Crypto Arena” të Los Angjelosit.