Jam në situatë të vështirë NULL NULL 02.04.2015 07:29 02.04.2015 07:29 Pedro Rodriguez pranon se gjendet në një situatë të vështirë dhe spekulimet për largimin e tij nga Barcelona i sheh si të natyrshme. Sulmuesi i Barcelonës, Pedro Rodriguez ka pranuar se gjendet në një situatë të vështirë te Barcelona dhe spekulimet për largimin e tij të mundshëm nga Camp Nou i sheh si të natyrshme. 27-vjeçari është lidhur me një transferim te Arsenali gjatë mini-afatit kalimtar të janarit, mirëpo në fund u vendos që ai ende të mbetet te gjiganti katalan. “Kur ju nuk luani shumë, natyrisht se nuk do të ndjeheni si një lojtar i rëndësishëm”, deklaroi Pedro për Al Primer. “Kur luani disa lojë, por jo shumë minuta, është normale të flasim rreth largimit. Kjo është logjike. Kur të gjithë luajnë në lojëra të rëndësishme por ju nuk luani, atëherë kjo është një situatë e vështirë”, përfundoi anësori i Barcelonës. Ditë më parë, Barcelona konfirmoi çmimin prej 15 milionë funtesh që duhet paguar skuadra e cila dëshiron transferimin e Pedros. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Blu me detaje argjendi, Real Madrid zbulon uniformat si mysafir për sezonin e ardhshëm 19 minuta më parë
Futboll Alexander-Arnold mori dy dhurata nga Real Madridi pasi nënshkroi kontratë me klubin 2 orë më parë