“Jam më i lumturi, më i pasuri që kam një familje të shëndoshë”, Dani flet për jetën e tij (VIDEO) NULL NULL 14.06.2025 10:32 14.06.2025 10:32 Dani Këngëtari ikonik shqiptar, Ramadan Krasniqi-Dani, ka hapur dyert e shtëpisë së tij për emisionin “Weekend” në Klan Kosova. Ai tha se është hera e parë që pret mysafirë në shtëpinë e tij në Pejë, pas gati 15 vjetëve, transmeton Klankosova.tv. “Unë jetoj vetëm me Andin [djalin e tij], dhe kështu duket një shtëpi pa grua”, tha Dani. Dani foli edhe për përzgjedhjen e tij në shoqëri. “Me kë shoqërohem jam shok për mbi 50 vjet. Përveç që jemi shokë, jemi edhe të afërt familjarisht”, tha artisti. Ndërsa sa i përket bashkëpunimeve, Dani thotë se nuk i ka ndërruar asnjëherë, derisa falënderon ata që tani nuk janë më në këtë jetë. Këngëtari po ashtu thotë se jetën që e ka jetuar nuk do ta ndryshonte asnjëherë. “Jam i plotësuar. Jam i lumturi dhe më i pasuri në botë që ma ka jep i madhi Zot një familje të shëndoshë, çikat, djalin, mbesat e nipat. Dhe kjo është pasuria ime më e madhe”, tha Dani. Sa iu përket nipave dhe mbesave, Dani thotë se ata janë dashuria më e madhe e tij. “Mbas nipave dhe mbesave po shkrihem, është dashuri e papërshkrueshme. I dua fort”, u shpreh tutje ai. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Prive Klan Kosova sjellë detaje nga "Ndeshja e Yjeve" që u luajt këtë javë (VIDEO) 14/06/2025