Lajmet e fundit

Jake Reiner ka folur për herë të parë publikisht, tetë muaj pas vrasjes së prindërve të tij, regjisorit të famshëm Rob dhe fotografes e producentes, Michele Reiner.
Ai rrëfeu dhimbjen e humbjes, duke thënë se këta tetë muaj i janë dukur njëkohësisht “8 vite” dhe “8 minuta”.
“Çdo moment që zgjohem, më kujtohet realiteti im”, tha Jake.
Vëllai i tij, Nick Reiner, është akuzuar për vrasjen e dy prindërve dhe është deklaruar i pafajshëm.
Jake pranoi se arrestimi i Nick e ka bërë humbjen edhe më të rëndë.
“Humba fizikisht prindërit dhe më pas Nicku u arrestua”.
Ai dhe motra Romy dëshmuan para një jurie të madhe që ngriti aktakuzën ndaj vëllait të tyre.
Nick pritet të dalë sërish para gjykatës më 15 shtator, ndërsa çështja vazhdon të tronditë familjen