Jahjaga vlerëson raportet Kosovë-Kanada - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jahjaga vlerëson raportet Kosovë-Kanada

NULL NULL
13/10/2015

Presidentja Atifete Jahjaga ka pritur sot  në takim ambasadorin e Kanadasë në Zagreb, jo rezident për Kosovën Daniel Maksymiuk.

E para e shtetit  vlerësoi se marrëdhëniet midis Kosovës dhe Kanadasë janë shumë të mira dhe shprehu vendosmërinë e institucioneve kosovare për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve sidomos në fushën e  zhvillimit  ekonomik dhe investimeve të huaja.

Ajo e çmoi lart mbështetjen që Kanadaja i ka dhënë Institucioneve të Republikës së Kosovës në të gjitha proceset e shtetndërtimit.

Nga ana e tij, ambasadori Maksymiuk, theksoi se vendi i tijmbështet fuqishëm institucionet e Kosovës dhe angazhohet për të thelluar bashkëpunimin në çdo fushë me interes të përbashkët, sidomos në atë ekonomike, transmeton Klan Kosova.