Jahjaga u bën apel grave të ekzaminohen për kancer në gji - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jahjaga u bën apel grave të ekzaminohen për kancer në gji

NULL NULL
17/10/2015

Presidentja Atifete Jahjaga ka marrë pjesë në manifestimin tradicional në Kosovë “Ecja kundër kancerit të gjirit”, manifestim ky që ka për qëllim ta ngritë vetëdijen shoqërore mbi këtë sëmundje, ku ka kërkuar nga gratë që të ekzaminohen për kancer në gji.

Gjatë fjalimit të saj presidentja Jahjaga është shprehur se kësaj sëmundjeje duhet t’i kushtohet vëmendja e duhur duke kryer kontrollet e hershme, e në rast diagnostifikimi të ketë mundësi shërimi.

“Sëmundja e kancerit të gjirit mund të prek këdo prej nesh, pavarësisht shtresës shoqërore apo përkatësisë etnike, edhe pse kjo sëmundje është një ndër llojet e kancerit më vdekjeprurës në gra, kjo sëmundje prek edhe burrat”.

“Avancimet në fushën e mjekësisë po e kthejnë sëmundjen e kancerit të gjirit në një sëmundje, e cila mund të shërohet gjithmonë e më shumë, e cila mund të mundet, me vullnetin dhe përkushtimin tuaj, nëse zbulohet herët”.

“Diagnostikimi i hershëm është mundësi për t’u shëruar nga kjo sëmundje, është mundësi për jetë andaj të gjithë ne duhet t’i kushtojmë vëmendjen e duhur”, ka thënë presidentja gjatë këtij aktiviteti”, është shprehur presidentja.

Ajo u ka bërë thirrje të gjitha grave dhe vajzave që t’i kryejnë ekzaminimet e rregullta mjekësore.

“Vajza të dashura, nuk është asnjëherë herët të kujdeseni për shëndetin tuaj. Motra, nëna të dashura gjeni kohën për t’u kujdesur edhe për veten, siç kujdeseni për të gjithë të dashurit tuaj, me një kontroll mjekësor”.