Jahjaga: Të krenohemi me të arriturat e FSK-së - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jahjaga: Të krenohemi me të arriturat e FSK-së

NULL NULL
16/10/2015

 

Presidentja e vendit Atifete Jahjaga sot mori pjesë në ushtrimin fushor të Forcës së Sigurisë së Kosovës “Shqiponja 4″ që u mbajt në Jezerc të Ferizajt

Me këtë rast, e para e shtetit theksoi se të gjithë duhet të krenohemi për të arriturat dhe për përparimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe punën e palodhshme të pjesëtarëve të kësaj force.

“Për shkak të këtyre të arriturave, për shkak të këtij përparimi dhe për shkak të këtij vullneti, duhet të arrijmë qëllimin tonë drejt transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, proces ky i cili e përmbyll edhe infrastrukturën e sigurisë së Republikës së Kosovës dhe konsolidimin tonë si shtet”, tha Jahjaga..

Presidentja, përgëzoi Komandantin e FSK-së, Gjeneral Rrahman Ramën dhe Ministrin e FSK-së, Haki Demolli, për realizimin e suksesshëm të këtij ushtrimi, transmeton Klan Kosova.