Jahjaga takon zyrtarin e FMN-së NULL NULL 27/05/2015 27/05/2015 Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, priti sot në takim zëvendësdrejtorin menaxhues të Fondit Monetar Ndërkombëtar,Min Zhu, me bashkëpunëtorë. Në takim mori pjesë edhe guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Bedri Hamza. E para e shtetit e falenderoi zyrtarin e FMN-së për punën që Fondi Monetar Ndërkombëtar po bën në mbështetje të zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe të përkrahjes së sektorit fiskal dhe financiar në vend. Jahjaga theksoi se për institucionet e Kosovës është shumë i rëndësishëm stabiliteti fiskal dhe në këtë kuadër tha se duhet vendosur një rregull që kufizon rritjen e pagave në sektorin publik, pasi që një gjë e tillë do të dekurajonte shpenzimet joproduktive dhe arbitrare. Ajo theksoi rëndësinë e investimeve në sektorin e prodhimit, pasi vetëm ashtu do të krijoheshin vendet e reja punës, do të kishte prodhim dhe eksport. Presidentja me Min Zhu bisedoi edhe për sektorin e energjisë, ku shprehu qëndrimin se Kosova duhet sa më parë të fillojë ndërtimin e termocentralit të ri, për të përmbushur nevojat e vendit. Ndërkaq, Zëvendësdrejtori menaxhues i Fondit Monetar Ndërkombëtar Min Zhu, vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe punën që institucionet e vendit po bëjnë në ruajtjen e qëndrueshmërisë fiskale.
Kosova Vepra artistike e gazetarit të Klan Kosovës pasuron fondin publik të artit në Kosovë 5 minuta më parë
Shëndet Ekzaminimet e syve mund të ndihmojnë në identifikim për rrezik të demencës te të moshuarit 20 minuta më parë
Lajme Abazoviq: Boshkoviq dhe Konjeviq ekzekutorët politikë të destabilizimit të shtetit 1 orë më parë