Për Specialen, Jahjaga takoi Mustafën dhe Thaçin - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Për Specialen, Jahjaga takoi Mustafën dhe Thaçin

NULL NULL
28/05/2015
Presidentja Atifete Jahjaga, ka takuar dje kryeministrin Isa Mustafa dhe zv/kreyministrin Hashim Thaçi, votimi i sotëm i Gjykatës Speciale ishte tema e diskutimit në mes të krerëve të shtetit.

Presidentja e   Kosovës, Atifete Jahjaga takoi mbrëmë kryeministrin  Isa Mustafa dhe Zv/Kryeministrin  Hashim Thaçi me të cilët diskutoi rreth hapave për votimin e amandamenteve kushtetueses për Gjykatën Speciale, në seancën e nesërme të Kuvendit të Kosovës.

Jahjaga theksoi rëndësinë e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare që ka marrë shteti i Kosovës përmes votimit në Kuvendin e Kosovës.

Kryeministri Mustafa dhe Zv/Kryeministri Thaçi theksuan pritjet e tyre për votimin e amandamenteve dhe procedimit të ligjit i cili rregullon çështjen e Gjykatës Speciale.