14:10, 10 Mars 2016

Kryetari i partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha, sot në Prishtinë është takuar edhe me presidenten e vendit Atifete Jahjaga, njofton Klan Kosova.

Përmes një komunikate për shtyp nga zyra e presidencës, bëhet e ditur se Jahjaga dhe Basha biseduan rreth zhvillimeve të përgjithshme në vendin tonë, me theks të veçantë për ato në Kuvendin e Kosovës.

Ndër tjerash Presidentja Jahjaga e njoftoi Bashën me nismat e saj për të gjetur zgjidhje ndaj dy kërkesave të opozitës, që kanë të bëjnë me Asociacionin e Komunave Serbe dhe me procesin e shënjimit të kufirit shtetëror në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, për të cilin tha se shumë shpejt një komision i pavarur me ekspertë ndërkombëtarë do ta analizojë të gjithë këtë proces.

Në këtë takim, i cili është mbajtur me dyer të mbyllura, Lulzim Basha shprehu mirënjohje dhe mbështetje, sipas tij për punën dhe rolin e jashtëzakonshëm që ka luajtur Presidentja Jahjaga si faktor i unitetit në Kosovë.

Konkurs Pune

Lexo më shumë