15:20, 3 Mars 2016

Presidentja në largim, Atifete Jahjaga, e ka dhënë propozimin e saj Kuvendit të Kosovës, për kandidatin për Auditor të Përgjithshëm të Kosovës.

Këtë e ka bërë të ditur ajo përmes profilit të saj në Facebook, ku shkruan se është Besnik Osmani i propozuari i saj.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, i ka propozuar Kuvendit të Republikës së Kosovës Besnik Osmanin si kandidat për Auditor të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës”.

“Komisioni i përbërë nga një përfaqësues të Presidencës, Kuvendit, BQK-së, Universitetit të Prishtinës e shoqërisë civile, dhe me vëzhgues nga Sindikata e AP-së dhe nga Zyra e BE-së në Kosovë, pas një procesi transparent të konkurrimit dhe intervistave, i ka propozuar Presidentes Jahjaga tre kandidatë për auditor të përgjithshëm”, thuhet në njoftimin e presidencës në Facebook.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë