Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jahjaga pret kongresistin amerikan

NULL NULL
11.05.2015 18:00
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është takuar sot me kongresistin e SHBA-së, Dana Rohrabacher, me të cilin diskutoi për zhvillimet aktuale në Kosovë dhe në rajon si dhe për rrugën e integrimeve euro-atlantike.

Presidentja Jahjaga dhe kongresisti Rohrabacher vlerësuan të arriturat në Kosovë duke vënë theks të posaçëm në zhvillimin ekonomik, investimet e huaja që do të mundësonin hapjen e vendeve të reja të punës dhe në këtë rrafsh edhe zhvillimin e sektorit energjetik.

Të dy bashkëbiseduesit biseduan për nevojat e Kosovës në fushën e energjetikës dhe gjetjes së mënyrave të shfrytëzimit të energjisë alternative.

Presidentja Jahjaga dhe kongresisti Rohrabacher biseduan edhe për forcimin e demokracisë në Kosovë, ndërtimin e shoqërisë gjithëpërfshirëse dhe avancimin e të drejtave të njeriut, për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kovë dhe në veçanti të komuniteteve pakicë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.