Jahjaga pret ambasadorin gjerman, diskutohet për agjendën euroatlantike të Kosovës NULL NULL 22.09.2020 16:34 22.09.2020 16:34 Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë, John Rohde. Në këtë takim u diskutua për agjendën euroatlantike të Kosovës, njofton Klan Kosova. Më postë postimi i plotë i Jahjagës në Facebook: Kisha nderin të pres në zyrë Ambasadorin Gjerman Z. John Röhde. Ambasadorit i urova mirëseardhje dhe një mision të suksesshëm në Kosovë. Në takim diskutuam për agjenden euroatlantike të Kosovës si dhe falenderova amabasadorin për përkrahjen dhe bashkëpunimin në drejtim të kësaj agjende. Gjithashtu, pjesë e bisedës ishte edhe procesi i liberalizimit të vizave, ku falendrova Ambasadorin Gjerman për përkrahjen në këtë proces. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Bulliqi bën homazhe në 25-vjetorin e masakrës së familjeve Bogujevci, Duriqi dhe Llugaliu 25 minuta më parë
Kosova Kusari-Lila “e pengon” Tahirin teksa flet në foltore: Këtë detyrë duhet ta kryej Glauku, jo unë 2 orë më parë