Jahjaga nuk e arrin ceremoninë për Ismail Qemalin NULL NULL 23/05/2015 23/05/2015 Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga nuk do të mund të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të shtatores së Ismail Qemalit në Prishtinë, transmeton Klan Kosova. Presidentja, e cila po qëndron në Jordani, nuk ka arritur të kthehet me kohë nga atje për shkak të komplikimeve me fluturimin për në Kosovë. Jahjaga në Jordani është takuar me Mbretin Abdullah II, me të cilin ka biseduar për njohjet dhe për ekonominë e Kosovës. Edi Rama, kryeministri i Shqipërisë, do të jetë pjesëmarrës në eventin për nder të Ismail Qemalit.
Lajme Shefi i inteligjencës britanike: "Putini e ka humbur luftën e informacionit në Ukrainë" 37 minuta më parë