Jahjaga ngushëllon familjen Çavolli për humbjen e divës së muzikës NULL NULL 09.05.2015 17:05 09.05.2015 17:05 Ikona e muzikës së lehtë në Kosovë, Liliana Çavolli, do të kujtohet për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në kultivimin e këngës moderne shqipe. Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ngushëlloi familjen Çavolli dhe të gjithë qytetarët e Kosovës për ndarjen nga jeta të këngëtares Liliana Çavolli. Në telegramin drejtuar familjes thuhet: E nderuara familja Çavolli, Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të zonjës së muzikës së lehtë, Liliana Çavolli. E ndaj me ju, e nderuara familje këtë dhimbje të madhe për humbjen e njeriut më të dashur, duke e kujtuar përherë punën dhe angazhimin e palodhshëm të zonjës Liliana Çavolli për kulturën dhe artin, në veçanti për kulturën muzikore në Kosovë. Ikona e muzikës së lehtë në Kosovë, Liliana Çavolli, do të kujtohet për kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë në kultivimin e këngës moderne shqipe. Zonja Çavolli, edhe pse karrierën e zhvilloi në një kohë shumë të vështirë, kontributi i saj për historinë e muzikës moderne shqiptare ishte i përmasave evropiane dhe puna e saj artistike do te kujtohet me shumë respekt nder gjenerata. Ndarja nga jeta e zonjës Liliana Çavolli, është humbje e madhe për familjen, për miqtë, për bashkëpunëtorët dhe për të gjithë ata që patën fatin ta njohin dhe te punojnë me ikonën e muzikës së lehtë në Kosovë. Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, në emër të Institucioneve dhe në emrin tim personal, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Artistja Xhafa-Mripa shfaq instalacionin “Mendoj për Ty” para selisë së KiE-së në Strasburg 1 day
Kosova Behramaj: Vepra e Nënë Zahides zgjati 2 muaj e gjysmë – nga djepi fillon gjithçka për ne shqiptarët 2 days