23:21, 23 Prill 2019

Ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka marrë pjesë në Debatin e Hapur për Dhunën Seksuale në Konflikt të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, njofton Klan Kosova.

Direkt nga New York-u, Jahjaga tha se është miratuar rezoluta 2467.

E shoqëruar nga delegacioni në mesin e të cilëve ishte edhe një heroinë, përfaqësues të OJQ-ve që punojnë vazhdimisht për të mbijetuarat, si dhe përfaqësues të Komisionit për verifikimin dhe njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës, ajo tha se ka prezantuar gjendjen e të mbijetuareve të grave të dhunuara në Kosovë.

“Përveç që prezantova gjendjen e tyre, prezantova edhe brengën dhe shqetësimin tonë, për moskyçjen e Kosovës edhe këtë vit në kuadër të OKB që përfshin të gjitha vendet”.

“Në emër të të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë, dhe qytetarëve, kërkova që të përfshihemi në raportime të ardhshme sepse neve ende nuk kemi asnjë të dënuar”.

“E rëndësishme është se vet prezenca jonë dhe e Kosovës në kuadër të këtyre dy eventeve, të misionit gjerman, këtu në Kombet e Bashkuara, është mesazh në vete për përkrahjen e Kosovës dhe të mbijetuarave të dhunës seksuale. Kosova ende nuk është anëtare në OKB dhe duke pasur parasysh këtë fakt, Kosova në mënyrë të vazhdueshme po mundohet të gjej alternativa në mënyrë që zëri jonë dhe i të mbijetuarave të dhunës seksuale në Kosovë, t’ju dëgjohet. Kosova ka bërë një hap drejt këtyre proceseve dhe ne nuk do të kthehemi mbrapa”, tha Jahjaga në një lidhje direkte për Klan Kosova.

 

Konkurs Pune

Lexo më shumë