20:14, 1 Shkurt 2016

Llapi ishte destinacioni i radhës për Presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga, në vazhdën e vizitave nëpër komunat kosovare.

Për dallim nga disa kryetarë të komunave tjerë, këtu Agim Veliu, kryetar i Podujevës, doli para kohe për ta pritur të parën e shtetit, njofton Klan Kosova.

Nga këtu presidentja u përkujdes që të dërgoj mesazh për partitë në Prishtinë.

“Është e domosdoshme që liderët partiak, të partive politike të ulen brenda një tavoline të përbashkët dhe të gjejnë një zgjidhje”, tha Jahjaga.

“Ftesa ime ka qenë e hapur ndaj të gjithë liderëve të partive politike dhe vazhdon të jetë e hapur”.

Kronikë nga Klan Kosova.

Konkurs Pune

Lexo më shumë