Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jahjaga: Kosova shembull për luftimin e terrorizmit

NULL NULL
01.10.2015 10:28

Presidentja Atifete Jahjaga, u prit sot në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Uashington.

Ajo takoi në Kapitol Hill anëtarët e lartë të Komitetit për Çështje të Jashtme të Kongresit amerikan, të kryesuar nga Kongresisti Ed Royce dhe anëtari i lartë i Komitetit, kongresisti Eliot Engel.

E para e shtetit të Kosovës theksoi se Kosova është e lirë dhe e pavarur për shkak të ndihmës dhe përkrahjes së Kongresit amerikan.

Ajo poashtu  theksoi rëndësinë e vazhdimit të reformave për të tërhequr investitorët e huaj, reforma këto që sipas saj duhet të shoqërohen me një luftë të paprecedentë kundër korrupsionit.
jahjaga kongresi

Udhëheqësja kosovare gjithashtu në takim kërkoi vazhdimin e përkrahjes së Shteteve të Bashkuara në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm me ç`rast tha se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm në këtë luftë duke u bërë shembull në rajon.

Ndërkaq, kongresistët duke ritheksuar përkrahjen e plotë të Amerikës  për aspirata euroatlantike, zbatimin e reformave demokratike dhe zhvillimin ekonomik të vendit thanë se Kosova tashmë është një rrëfim i suksesit, transmeton Klan Kosova..

 

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.