14:42, 12 Mars 2016

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përmes llogarisë në Facebook ka dënuar sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, ku është e vendosur edhe Presidenca, njofton Klan Kosova.

Ajo e ka cilësuar si veprim të papranueshëm që dëmton pronën publike dhe synon të krijojë pasiguri për qytetarët e Kosovës.

Jahjaga ka shprehur shqetësimin e saj “për veprime të tilla të vandalizmit ndaj pronës publike dhe private”.

Presidentja ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë “që të hetojnë sulmin dhe t’i sjellin para drejtësisë kryesit e kësaj vepre dhe apelon te publiku që të ndihmojnë organet e rendit t’i zbardhin këto raste”.

klankosova.tv

Konkurs Pune

Lexo më shumë