Jahjaga e takon Escobarin: Më njoftoi në hollësi për zhvillimet në procesin e dialogut NULL NULL 25.02.2023 16:02 25.02.2023 16:02 Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjaga, ka pritur sot në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Jahjaga, përmes një postimi në Facebook, tha se me Escobar kanë biseduar për marrëdhëniet Kosovë-ShBA, si dhe tha se është njoftuar më hollësisht nga diplomati amerikan në lidhje me procesin e dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. “Pata kënaqësinë ta takoj Gabriel Escobar, të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor, me të cilin biseduam për marrëdhëniet Kosovë-ShBA dhe për zhvillimet në rajonin tonë. Escobar më njoftoi në hollësi për zhvillimet në procesin e dialogut. Ai e nënvizoi që ShBA-ja ka qenë dhe do të jetë përkrahëse e fuqishme e Kosovës”, ka shkruar Jahjaga në Facebook. Jahjaga shtoi se e ka falënderuar Escobarin për përkrahjen e vazhdueshme të ShBA-së, roli i së cilës është qenësor në të gjitha proceset e rëndësishme për vendin dhe rajonin. “Njëherësh ritheksova domosdoshmërinë, që për hir të qëndrueshmërisë, të gjitha solucionet në dialog duhet të jenë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës dhe me njohje reciproke”, ka shtuar ajo. Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova 130 mijë euro i kapi pak nga pak, pronarja e zbulon punëtoren në Malishevë dhe e çon në Polici 3 orë më parë