Jahjaga çmon bashkëpunimin me Kanadanë - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jahjaga çmon bashkëpunimin me Kanadanë

NULL NULL
04.05.2015 17:45
Atifete Jahajga ka zhvilluar sot një takim me Louise LaRocque, ambasadorë e Kanadasë në Zagreb. Presidentja vlerësoi lartë bashkëpunimin me shtetin mik.

Presidentja  Atifete Jahjaga e ka vlerësuar lartë mbështetjen që shteti kanadez i ka dhënë Kosovës.

Jahjaga në një takim me ambasadoren e Kanadasë në Zagreb, Louise LaRocque, ka vlerësuar lartë bashkëpunimin e ndërsjellë.

Presidentja me ambasadoren LaRocque bisedoi për zhvillimet e përgjithshme në vendin tonë si dhe për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit ndërshtetëror midis dy vendeve, në të gjitha fushat me interes reciprok.

LaRocque shprehu përkushtimin e vendit të saj për të thelluar dhe fuqizuar bashkëpunimin me institucionet e Kosovës.

Ato së bashku vizituan  projektin e “Girls Coding Kosova, Open Data”,  përmes së cilit bëhet trajnimi i vajzave në përdorimin e teknologjisë informative.

Projekt ky që është mbështetur nga qeveria e Kanadasë dhe nga Rrjeti i Grupe të Grave të Kosovës, i cili ka për synim rritjen e transparencës së punës nga institucioneve.