Jacobson inspekton punimet në Kala NULL NULL 27.04.2015 12:41 27.04.2015 12:41 Ambasadroja amerikane Tracey Ann Jacobson ka vizituar sot Kalanë e Prizrenit. Atje Jacobson shkoi për të parë nga afër punimet që po bëhen për restaurimin e kalasë projekt për të cilin ambasada amerikane ka dhënë 700 mijë dollarë. Projekti i cili ka filluar sivjet, e do të përfundojë më 2017 është ndarë në tri faza. Ambasadorja tha se ndihma e dhënë, përkatësisht puna në restarurimin e kalasë po bëhet për të treguar se ambasada amerikane është për të ruajtur trashëgiminë kulturore, dhe atë jo vetëm të këtyre objekteve, por edhe të kishave e xhamive. Për këtë projekt, për vitin 2015, 200 mijë euro i ka ndarë edhe Ministria e Kulturës.
Kosova “Shpata” shkatërron tri laboratorë droge në Mitrovicë të Veriut, dy serbë të arrestuar 2 months