Jackman flet për kancerin e tij - Klan Kosova


Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jackman flet për kancerin e tij

NULL NULL
09.05.2015 09:00

Hugh Jackman, 46 vjeçar, në nëntor të vitin 2013 është diagnostifikar me kancer të lëkurës.

Por, ai vetëm tash ka folur për betejën e tij me jetën, në një intervistë për Mail Online.

Shenjat e para të kancerit i kishte vërejtur gjatë xhirimit të filmit “X Men: Days of Future Past”.

“Isha duke xhiruar X Men: Days Of Future Past, kur makeup artisti më tha që e kam një shenjë të gjakut në hundë. Unë i thash se me siguri e kam goditur dikund. Një javë më pas, ai më njoftoi prapë për të njëjtën shenjë, dhe unë ia ktheva mbase e kam lënduar kur po bëja dush”.

“Por, ishte gruaja ime Deborra-Lee Furness ajo që kishte insistuar me këmbëngulje për ta vizituar mjekun”, tha Jackman.

Ai u shpreh se është duke tentuar që të mendojë vetëm gjëra pozitive rreth shëndetit të tij dhe i sugjeron fansat e tij që kur të marrin rreze dielli të lyhen me krem.

lajme të ngjashme