Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Jabllanoviqi braktis garën zgjedhore në veri, KQZ-ja thotë se certifikimi i kandidatëve ka përfunduar

NULL NULL
20.04.2023 20:17
Aleksandar Jablloviq
Aleksandar Jablloviq

Aleksandar Jabllanoviq dhe partia e tij, Partia e Serbëve të Kosovës,  nuk do jenë pjesë e zgjedhjeve lokale të 23 prillit për komunat veriore të vendit.

Jabllanoviq, i cili ishte kandidat për kryetar në Leposaviq, largimin e tij nga gara e bëri të ditur sot në një konferencë për media, duke thënë se ky vendim u mor nga kryesia e partisë që e drejton.

Ndër të tjera, ai shtoi se arsyeja se pse po i braktisin këto zgjedhje është se mendojnë që nuk po mbahen në formën e duhur, si dhe e përmendi faktin se qendra të votimit do të jenë kontejnerët.

E për largimin e tij dhe subjektit që e drejton nga gara, nga Komisioni Qendror i Zgjedhje ve(KQZ) për Klankosova.tv kanë thënë se tashmë kanë përfunduar të gjitha procedurat sa i përket certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përmbyllur procesin e certifikimit të subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në zgjedhjet e së dielës, më 23 prill. Po ashtu, më 27 mars 2023 ka përfunduar edhe afati për tërheqjen e subjekteve politike nga gara zgjedhore. Pasi janë përmbyllur të gjitha aspektet që kanë të bëjnë me subjektet politike dhe kandidatët pjesëmarrës në zgjedhje, KQZ-ja ka miratuar dizajnin dhe përmbajtjen e fletëvotimeve. Së fundmi, procesi i shtypjes së tyre ka përfunduar gjatë ditës së sotme, e enjte”, ka thënë për Valmir Elezi, zëdhënës për media në KQZ.

Ndërkaq për këtë çështje nuk kanë munguar reagimet as nga Presidenca e Kosovës.

Blerim Vela, shefi i kabinetit të presidentes Vjosa Osmani, ka thënë se shteti i Serbisë është duke ndërhyrë në zgjedhjet e Kosovës, sipas tij, duke iu thënë serbëve që të largohen nga gara elektorale.

“Një shembull i qartë i ndërhyrjes së Serbisë në zgjedhjet lokale në veri të Kosovës është përpjekja e tyre për të detyruar, korruptuar ose frikësuar kandidatët serbë lokalë për zgjedhjet e 23 prillit që ose të tërhiqen nga zgjedhjet ose pasi zgjedhjet të bëhen subjekt i regjimit të Beogradit dhe Listës Serbe”, ka shkruar Vela në Twitter.

Nga subjektet politike serbe deri tani vetëm Lista Serbe ishte deklaruar se nuk do të marrë pjesë zgjedhjet komunale. Nga kjo parti nuk kanë dërguar asnjë emër për kandidatë të komunave, si dhe për asambleistë.

Zgjedhjet në komunat veriore kishin për t’u mbajtur më 18 dhjetor, por ato u shtynë për prill shkak të tensioneve që ndodhën në zyrat e KKZ-së.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.