Jabllanoviq për raportimet e tërheqjes: S’e di nga doli NULL NULL 20.04.2023 18:18 20.04.2023 18:18 Kandidati i Partisë së Serbëve të Kosovës, Aleksandar Jabllanoviq është deklaruar rreth raportimeve se ka hequr dorë nga gara për kryetar të komunës së Leposaviqit. Jabllanoviq siç shkruan arbresh.info, u ka thënë se nuk ka dhënë asnjë deklaratë për media, lidhur me këtë çështje teksa ka bërë të ditur se gjendet në mbledhje të partisë, përcjell klankosova.tv. ”Unë jam në mbledhje të partisë. Unë nuk kam bërë asnjë deklaratë për këtë media. Nuk më kanë telefonuar, as nuk kam bërë ndonjë deklaratë për media. Unë nuk kam bërë një deklaratë të tillë. Nuk jam i sigurt që mund t’ju ketë thënë dikush nga partia, s’e di nga ka dalur”, ka deklaruar Jabllanoviq.
Kosova Presidenca del me sqarim: Valdrin Sahitit nuk iu dha pasaporta diplomatike nga presidentja Vjosa Osmani 16/04/2023
Kosova Mbi 150 mijë lëndë në sirtarët e gjykatave, avokatët e shohin problem kthimin e rasteve në rigjykim 16/04/2023