Ja se kë ka parashikuar IA si pasardhësin e mundshëm të Papa Françeskut NULL NULL 06.05.2025 16:19 06.05.2025 16:19 Kolegji i Kardinalëve po përgatitet të mbyllet në Kapelën Sistine të Vatikanit për të votuar për Papën e ardhshëm. Ndërsa zgjedhjet papale mbahen në fshehtësi të plotë, chatbot-et e inteligjencës artificiale (IA) duket se kanë mendimet e tyre se kush do të jetë Papa i ri i mundshëm. Pietro Parolin është përmendur si favoriti nga Chatbotet e Inteligjences artificiale. Më 7 maj, pritet që rreth 133 kardinalë-zgjedhës të fillojnë të marrin pjesë në votim. Shumë prej tyre u emëruan nga vetë Papa Françesku i ndjerë, gjë që ChatGPT i OpenAI beson se mund të “ndikojë në drejtimin e zgjedhjeve”, sepse shumë prej tyre janë të rinj. Kemi vendosur t’u kërkojmë ChatGPT të OpenAI, Claude 3.5 Sonnet të Anthropic, Gemini 1.5 të Google, Grok-2 të xAI dhe DeepSeek njohuritë e tyre se ku ka të ngjarë të shkojnë zgjedhjet. / Klakosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.