Ja sa i kërkesa i pranoi për një muaj Drejtoria e Kadastrit e Prishtinës - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja sa i kërkesa i pranoi për një muaj Drejtoria e Kadastrit e Prishtinës

NULL NULL
06/10/2015

Drejtoria e Kadastrit e Komunës së Prishtinës me anë të një kumtese për media ka njoftuar se do  të vazhdojë me  ofrimin e shërbimeve sa me efikase për qytetar duke ofruar informacione dhe të dhëna të azhurnuara për pronat e paluajtshme.

“Gjatë muajit shtator  në 4 zyrat pritëse janë pranuar gjithsej 2,524 kërkesa nga të cilat janë aprovuar 2,519 ndërsa janë refuzuar 12 kërkesa. Në procedurë  kanë mbetur 63 kërkesa të cilat janë realizuar përmes 2 sektorëve: sektorit të kadastrit dhe sektorit të gjeodezisë”.

“Sa i përket të hyrave të grumbulluara për muajin shtator në këtë drejtori, janë arkëtuar 47,785 euro”  thuhet në njoftimin e kësaj komune.

Po ashtu, bëhet e diture se në kuadër të reformave administrative në Drejtorinë e Kadastrit ka filluar menaxhimi digjital i radhëve, janë krijuar edhe pikat “One stop shop” me qëllim që qytetarët të kenë mundësi të gjitha shërbimet të cilat i ofron Komuna, t’i kryejnë në këtë pikë, transmeton Klan Kosova.