Ja pse Selena Gomez u shtri në spital NULL NULL 11.10.2018 17:00 11.10.2018 17:00 Selena Gomez, është në trajtim për shëndetin mendor pasi u shtrua në spital dy herë gjatë dy javëve të fundit, raporton TMZ. Për ish yllin e Disney, burimet kanë treguar se ajo ka probleme me numrin e ulët të qelizave të bardha të gjakut, njofton Klan Kosova. Por problemet vazhduan edhe javën e kaluar, pasi numri i qelizave nuk u përmirësua dhe bëri që Gomez të shtrihet përsëri në spital. Këngëtarja, e cila vuan nga lupusi i sëmundjes autoimune, aktualisht po trajtohet në një spital psikiatrik në Los Anxhelos. Por kjo nuk është hera e parë që Gomez ka probleme me shëndetin mendor, në shkurt të vitit 2018 përfundoi dy javë në rehabilitimin për depresion dhe ankth, duke shënuar herën e tretë në trajtimin e çështjeve të saj. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.