Ja pse noti në Berlin ka qenë i ndaluar për 100 vjet – pritet të rikthehet në vitin 2026 NULL NULL 18.06.2025 22:47 18.06.2025 22:47 Një shekull pasi qyteti i Berlinit ndaloi notin në lumin Spree sepse ishte aq i ndotur sa njerëzit mund të merrnin sëmundje, notarët po kërkojnë me ngulm të rikthehen në ujë. Rreth 300 njerëz u hodhën në uj të martën për të treguar se jo vetëm që është mjaftueshëm i pastër, por edhe shumë argëtuese të notosh në lagjen Mitte përgjatë Ishullit Muze. Një grup i quajtur Fluss Bad Berlin ka bërë fushatë prej vitesh për të rihapur lumin për notarët. “Për 100 vjet, noti në qendër të qytetit Spree ka qenë i ndaluar dhe ne nuk e gjejmë më këtë të justifikuar, sepse mund të tregojmë se cilësia e ujit është përgjithësisht mjaft e mirë për të notuar gjatë sezonit”, thotë Jan Edler, i cili është anëtar i bordit të Fluss Bad Berlin. Në Berlin noti në Spree është ndaluar që nga maji i vitit 1925. Për të anashkaluar ndalimin, grupi e regjistroi notin e tyre të përbashkët si një protestë zyrtare. Edhe administrata e qytetit të Berlin-Mitte është e interesuar të rikthejë notin në lumë në vitin 2026. / Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kuriozitete MrBeast dhuron 500 mijë euro, kush është shqiptari që i fitoi 50 mijë prej tyre (VIDEO) 03/06/2025
Kuriozitete Ky është qyteti ku paguani taksë për qentë, edhe nëse nuk keni kafshë shtëpiake 25/05/2025