Ja për kë votuan Amir Rrahmani dhe Alain Giresse në çmimet e FIFA-s NULL NULL 28.02.2023 07:39 28.02.2023 07:39 FIFA mbrëmë zgjodhi futbollistin më të mirë në Botë, në kategorinë e meshkujve. Ishte Lionel Messi, që e rrëmbeu këtë çmim, teksa në garë ishte dhe Karim Benzema dhe Kylian Mbappe. Siç dihet, zgjedhja e më të mirit nga FIFA bëhet me anë të votimit nga trajnerë dhe kapitenët e kombëtareve, që janë anëtare të FIFA-s. Të drejtë vote kishte dhe kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani, i cili ka votuar për Lionel Messin, Kylian Mbappen dhe Vinicius Juniorin. Ndërkohë për portierin më të mirë, kapiteni kosovar e ka vlerësuar Edersonin, teksa për trajnerin, e ka votuar Carlo Ancelottin, Pep Guardiolen dhe Didier Deschammps. Ndërsa trajneri i Kosovës, Alain Giresse, ka votuar për Lionel Messin, Karim Benzeman dhe Kylian Mbappen. Francezi për portierin më të mirë e ka vlersuar Thibaut Courtois, Emiliano Martinezin dhe Alisson Beckerin. Për Giressen, trajneri më i mirë ishte Didier Deschamps. /Klankosova.tv.