Ja kush rrezikohet nga vdekja e hershme - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja kush rrezikohet nga vdekja e hershme

NULL NULL
12/08/2015

Sipas një studimi meshkujt të cilët bëhën baballarë në moshën 25 janë në rrezik më të madh për të vdekur në moshën e mesme, se sa ata që janë vonuar për të pasur fëmijë.

Hulumtuesit sugjerojnë se stresi i atësisë mund të çojë në probleme shëndetësore më vonë në jetë për ata që kanë fëmijën e tyre të parë në të njëzetat e hershme.

Ata që ishin baba në moshën 22 vjeçare ishin 26% në rrezik më të lartë të vdekjes në mes të jetesës se sa ata që kishin fëmiun e tyre të parë kur ata kishin 25.

në anën tjetër, ata që bëhën baba në mes të moshave 30 dhe 44 kishin një rrezik më të ulët pëe 25 % të vdekjes në moshën e mesme.

Studimi i cili zbuloi me më shum se 30.000 burra mbi 20 vjet është kryer nga hulumtuesit në Universitetin e Helsinkit, Finlandë, transmeton Klan Kosova.

Dr Elina Einio tha për Daily Mirror: “Gjetjet e studimit tonë ofrojnë dëshmi të një nevoje për të mbështetur baballarët e rinjë duke luftuar me kërkesat e jetës familjare, për të promovuar sjellje të mira shëndetësore dhe shëndetin në të ardhmen”.

Gjatë periudhës së monitorimit rreth një në 20 prej etërve kanë vdekur. Shkaqet kryesore të vdekjes ishin sëmundjet e zemrës (21 %) dhe sëmundjet e lidhura me alkoolin tepërt (16%).