Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja kush do ta gjykojë ndeshjen Shqipëri-Spanjë

NULL NULL
23.06.2024 10:26
Shqipëri-Spanjë
Shqipëri-Spanjë

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka publikuar referët e ndeshjes më të rëndësishme të Shqipërisë, që mbahet nesër, e përballë ka Spanjën.

Kjo është ndeshja e tretë dhe të fundit në grupin B në finalet e Kampionatit Evropian “Gjermani 2024”, e cila do të mbahet në stadiumin “Merkur Spiel-Arena” të  Dyseldorfit, duke nisur nga ora 21:00.

Sfida e tretë dhe vendimtare e kuqezinjve në Evropian do të gjykohet nga arbitri suedez, Glenn Nyberg. Edhe asistentët e tij janë suedez, Andreas Soderqvist dhe Mahbod Beigi.

Është emëruar dhe Mykola Balakin në rolin e arbitrit të katërt.

Shqipërisë i duhet të fitojë domosdoshmërisht ndaj Spanjës, për të vazhduar lojën. /klankosova.tv.

 

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.