21:00, 25 Gusht 2019

Fansat e serialite Breaking Bad do të duhet të presin vetëm deri në tetor për filmin El Camino.

Netflix zgjoi kurreshtjen e fansave me një trailer për filmin dhe njoftoi përmes Twitter se do të jetë në shërbimin e transmetimit më 11 tetor.

El Camino sjell Aaron Paul në rolin e “kuzhinierit” të metamfetaminës kristal Jesse Pinkman. Gjithashtu u bë e ditur se filmi është shkruar nga krijuesi i serialit, Vince Gilligan.

Ende nuk e dimë nëse Bryan Cranston, i cili luajti Walter White, do të rikthehet në film.

Konkurs Pune

Lexo më shumë