Ja çka duhet të dini për tamponët! NULL NULL 30.07.2017 10:23 30.07.2017 10:23 Përdorimi i tamponëve mund të ju ofrojë mrojtjen e duhur, por ju mund të keni shumë pyetje lidhur me përdorimin dhe kohën se kur duhet filluar ti përdorni. Këtu keni nëntë përgjigjjet në pyetjet e zakonshme që mund të ju ndihmojnë të vendosni nëse tamponët janë apo jo mbrojtja juaj e duhur për ditët tuaja delikate, transmeton Klan Kosova. 1. A jeni mjaft e rritur sa për të përdorur tamponët? Prej kohës kur fillon cikli menstrual, ju jeni mjaft e rritur sa për të përdorur tamponët. Por në përiodat tua të para përdorë peceta për të parë nëse gjaku juaj është i hollë apo i dendur. Pastaj mund të bësh zgjedhjen e duhur duke u bazuar në ciklin tujan dhe aktivitetet që keni. 2. A dhëmbin tamponët? Nëse e tamponin e vendosni në mënyrë e duhur, ju nuk do të ndjeni asnjë dhimbje. Tamponët janë të vendosur në vaginën tuja në të njëjtën hapësir nga ku del lëngu menstrual. Lexo me kujdes udhëzimet për përdorim që janë të shënuara në pakon e tamponëve. Nëse ju arrini ta ndjeni tamponin, me gjasë ju nuk e keni futur mjaft thellë në vaginën tuja. Ju duhet ta largoni atë tampon dhe të vendosni një tjetër. Normalisht, ju nuk do duhej ta ndjenit aspak tamponin kur ai të jetë vendosur përfundimisht në vaginë. 3. Kur është e nevojshme të ndërrohet tamponi? Tamopnët duhet ndërruar çdo 4-8 orë. Kurr mos prit më shumë se tetë orë për ta ndërruar atë, sepse mund të shkaktojnë TSS (Toxic Shock Syndrom). Sindromi i shokut toksik është paraqitje e rrallë të cilën e shkakton tamponi. Shenjat janë: mundim, fyt i thatë ose befasisht temperaturë e lartë gjatë kohës së mbajtjes së tamponave. Në atë rast është e domosdoshme që menjëherë të paraqiteni tek mjeku. Mbajtja shumë e gjatë e gjakut në vaginë mund të shkaktojë kallje dhe infeksione këpurdhore. 4. Çfarë mdhësie duhet të ketë tamponi? Më e mira është të përdorni tamponët e vegjel me aftësi thithës të madhe. Të tillët do të jenë edhe më të rehatshëm. Nëse tamponi juaj pas dy orëve është i ngopur, atëherë duhet ndërruar atë dhe të fillosh të përorësh të tjerë me aftësi më të madhe thithëse. Pastaj nëse ndjeni se tamponi juaj është shumë i thatë provoni ta ndërroni llojin e tamponëve. Sa më mirë që e njihni rrjedhen e ciklit tuaj aq më mirë do të dini se çfarë lloji të tamponëve të përdorni. 5. A ka nevojë të vendoset peceta kur kemi tamponin brenda? Nganjëherë është e nevojshme të përdoret edhe peceta, deri sa të mësoheni me përdorimin e tamponëve dhe llojin që juve ju përshtatet më se shumti. Deri atëherë peceta është mbrojtës shtesë dhe mjaftë e sigurtë. 6. A duhet vendosur tamponët me pjesën e kartonit apo plastikes? Kjo krejtësisht varet nga ju. Disa femra përdorin pjesën e plasitkës sepse e kanë më të lehtë për ti vendosur, e disa të tjera përdorin pjesen e kartonit. Provoni të dyja dhe përdoreni atë të cilën ju përshtatet më shumë. 7. A mund të përdorët tamponi gjatë natës? Po mundet. Tamponët mund të qendrojnë brenda deri në tetë ore, si ditën ashtu edhe natën. Ata ju japing mbrojtje të plotë, pa marrë parasysh se sa shumë mund të rrokulliseni ju gjatë kohës kur flini. Por nëse ju flini më shumë se tetë orë, atëherë përdorë peceta. Dhe mos harro, tamponin duhet hequr pas tetë orësh përdorimi. 8. A mund të përdorë tamponin për llojet tjera të rrjedhjeve vaginale? Jo. Ju duhet të përdorni tamponë vetëm gjatë kohës së ciklit menstrual. Rrjedhjet tjera vaginale janë të vogëla dhe të rralla dhe nuk ka nevojë të përdorën tamponët. Por ju mund të përdorni peceta ditore të cilat janë të thata dhe ju mbajnë freskët. 9. A mund të përdorën tamponët nëse përfshihemi në aktivitete fizike si atletikë apo vallëzimi? Për aktivitetet atletike veshjet e të cilave janë të ngushta, si baleti, gjimnastika apo skijimi, tamponët janë zgjedhje e mirë, ku askush nuk mund ta kuptoj se ju jeni me perioda. Tamponët gjithashtu janë mbrojtja e vetme më e mirë gjatë kohës që notojmë, shkruan Femra, transmeton Klan Kosova. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Këshilla mjekësore Dëshironi të përmirësoni shëndetin e trurit? Filloni të hani këto fruta dhe perime 2 days