Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja cilat janë pikat e rendit të ditës për seancën e sotme

NULL NULL
15.10.2015 09:21

Kuvendi i Republikës së Kosovës ka paralajmëruar mbajtjen e seancës së rregullt për ditën e sotme me fillim nga ora 10.

Ndonëse mbajtja e kësaj seance nuk është e sigurt pasi opozita në mënyrë të vazhdueshme ka paralajmëruar se nuk do të lejojë  mbajtjen e kësaj séance duke përdorur të gjitha mjetet për këtë qëllim,.

Për këtë seancë që është paraparë për ditën e sotme, është caktuar edhe rendi i ditës, transmeton Klan Kosova.

Rendi i ditës përfshin këto pika si më poshtë:

  1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
  2. Koha për pyetje parlamentare,
  3. Miratimi i Procesverbalit nga seanca e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për shëndetin mendor,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri,
  6. Përzgjedhja e një anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  7. Emërimi i anëtarit të Këshillit Drejtues të Institutit Gjyqësor të Kosovës.
  8. Emërimi i anëtarëve të Këshillit për Ndihmë Juridike Falas,
  9. Emërimi i anëtarit të Komisionit për Kërkesa Pronësore.

Në ndërkohë deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë nisur të arrijnë në Kuvend.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.