Ja cfarë punon Bechtel, pos "Arbën Xhaferit" - Klan Kosova

Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Ja cfarë punon Bechtel, pos “Arbën Xhaferit”

NULL NULL
07/05/2015
Pos autostradave të Kosovës, Bechtel ndërton edhe aeroporte, metro, uzina për kemikalie në gjithë botës. Kompania ka bërë të ditur se totali i të ardhurave për vitin 2014 ishte 37 miliardë dollarë

Kompania Bechtel ka bërë të ditur në raportin e saj për 2014, se autostrada “Arbën Xhaferi” që po e ndërton në Kosovë, është vetëm njëri nga disa projektet e reja që i nisi vjet.

Totali i të ardhurave në 12 muajt e fundit për këtë firmë amerikane ishte 37 miliardë dollarë, njofton “Prnewswire”, transmeton Klan Kosova.

Bechtel njoftoi edhe për punët tjera që është duke i bërë, në gjithë globin, dhe atë në katër fusha: Infrastrukturë; miniera dhe minerale; naftë, gas dhe kemikale; dhe siguri, ambient e veprimtari bërthamore.

Njëri nga projektet ku është përfshi kjo kompani është zgjerimi i metrosë në aeroportin “Dulles” në Washignton, njëri nga projektet më të mëdha hekurudhore në SHBA.

Po ashtu, amerikanët po e bëjnë edhe aeroportin ndërkombëtar të Hamadit në Katar – “ndër më modernët në botë”. Bechtel është përfshirë edhe në ndërtimin e uzinës së shkatërrimit të agjenëve kimikë në Pueblo të Kalifornisë.

Bechtel pretendon se vitin e kaluar i ka kryer 85 për qind të punëve në të gjitha 11 projektet, pa asnjë kalim afati, ndërsa janë kursyer mbi 10 milionë orë punë.

Në këtë kompani janë të punësuar 85 mijë veta, në gjithë botën.

klankosova.tv

Arben Xhaferi

Autostrada “Arbën Xhaferi”.

 

BDulles

“Dulles Metrorial Expansion”.

BPueb

Pueblo Chemical-Agent Destruction Pilot Plant.