Ja çfarë pastron gjakun tuaj NULL NULL 27.06.2016 15:26 27.06.2016 15:26 Nëse dëshironi ta pastroni gjakun tuaj dhe në një mënyrë ta ripërtërini trupin tuaj, duhet që në dietën tuaj të përditshme t’i përfshini ushqimet që vijojnë në listën e mëposhtme. Hudhër Hudhra është burim i pasur i sulfurit, mineral esencial i cili ndihmon organizmin në eliminimin e toksinave. Ajo e stimulon mëlçinë të prodhojë enzime për detoksifikim të cilat i largojnë toksinat nga gjaku. Molla Vitaminat, mineralet dhe fibrat janë vetëm disa nga “gjërat” që përmban molla. Disa komponentë të cilat i përmban molla e stimulojnë prodhimin e lëngut biliar dhe ndihmojnë mëlçinë në eliminimin e toksinave. Panxhari Për shkak të antioksidantëve dhe materieve të tjera të dobishme, panxhari është një armë e mirë për mbrojtjen e organizmit nga radikalet e lira dhe për stimulimin e mëlçisë për eliminim më të madh të toksinave nga gjaku. Majdanozi Majdanozi ndikon si diuretik i cili i ndihmon veshkave për ta bërë punën e tyre dhe për të eleminuar toksinat e tepërta nëpërmjet urinës. Karrota Karrotat janë të pasura me vitamina (A, B6, C dhe K), kalium dhe glutation, proteinë për pastrimin e mëlçisë, shkruan femina.al. Për efekt më të mirë gjatë detoksifikimit, duhet të konsumohen të freskët sepse gjatë gatimit shkatërrohet glutationi. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.