14:13, 8 Tetor 2017

Gjatë këtyre pesë ditëve të ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vende –vende me vranësira të shpërndara, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, shkruan Klan Kosova.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 16-21 gradë celsius.

Në viset malore temperaturat minimale do të lëvizin nga 1-5 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 12-17 gradë celsius.

Shtypja atmosferike gjatë gjithë kësaj periudhe do të shënoj ngritje graduale.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi maksimale deri 6m/s.

klankosova.tv

  • Fjalë kryesore:

Konkurs Pune

Lexo më shumë