Ja çfarë duhet të bëni nëse keni probleme me lëkurën gjatë dimrit

Ja çfarë duhet të bëni nëse keni probleme me lëkurën gjatë dimrit

NULL NULL
2 weeks më parë

Gjatë muajve të dimrit, lëkura reagon më ndryshe sesa gjatë stinës së verës.

Me rënien e lagështisë, mund të shkaktojë disa probleme për njerëzit që kanë lëkurë të ndjeshme.

Personat me lëkurë normale duhet të fillojnë të përdorin hidratues më të trashë dhe ta aplikojnë atë një ose dy herë në ditë në lëkurë të lagur, në të gjithë trupin.

Ndërkaq ata që kanë lëkurë të prirur ndaj akneve duhet të kërkojnë nga dermatologët e tyre që t’i ndihmojnë të kalojnë në një pastrues më të butë jo komedogjen, transmeton Klankosova.tv.

Lëkura e thatë është më e keqja, njerëzit që kanë këtë lloj lëkurë mund të duhet të aplikojnë hidratues të trashë disa herë në lëkurë të lagur.

Duhet të keni parasysh që fërkimi me peshqir irriton lëkurën, gjë që nuk duhet bërë.

Ndryshe, disa zona të trupit kanë nevojë për kujdes të veçantë sepse ato preken më keq në dimër dhe shpesh harrohen, si buzët, pëllëmbët, shputat, bërrylat dhe gjunjët.