J Balvin zbulon gjininë e fëmijës së tij të parë

J Balvin zbulon gjininë e fëmijës së tij të parë

NULL NULL
5 days më parë

J Balvin është gati për t’u bërë baba.

Këngëtari 35 vjeçar është në pritje të fëmijës së tij të parë me modelen argjentinase 27 vjeçare Valentina Ferrer, dhe sapo ka zbuluar gjininë e foshnjës.

Në një intervistë së fundmi, J Balvin foli për COVID-19 pas infektimit gjatë vitit të kaluar, transmeton Klan Kosova.

“Isha vërtetë keq. Nuk dua të infektohem më kurrë”, tha ai.

“Ju në Amerikë jeni të bekuar që keni kaq shumë vaksina tani, por unë vi nga Kolumbia dhe kemi vetëm dy përqind të njerëzve të vaksinuar”.

“Unë dua të ndihmoj botën dhe ata që duhet të marrin vaksinat. Ajo që po ndodh në Indi është me të vërtetë e trishtueshme, kjo me të vërtetë ndikon në ndjenjat e mia dhe jam këtu për t’iu shërbyer”.

Gjatë intervistës, tërthorazi zbuloi gjininë e foshnjës kur u pyet nëse dëshiron të jetë një baba argëtues apo i rreptë.

“Unë do të jem shoku i tij më i mirë”, duke lënë të kuptohet se është djalë.

Valentina dhe J Balvin njoftuan se prisnin fëmijë disa javë më parë për Vogue Mexico.