Lajmet e fundit

Izraeli zbaton disa nga masat më të rrepta të sigurisë në aviacioIzraeli zbaton disa nga protokollet më të rrepta të sigurisë në aviacion në botë, të cilat mbikëqyren nga Autoriteti i Aviacionit Civil të Izraelit (CAAI) dhe Autoriteti i Aeroporteve të Izraelit (IAA).
Pasagjerët që udhëtojnë nga Izraeli duhet t’i nënshtrohen një procesi paraprak kontrolli dhe pyetjesh si pjesë e procedurave të sigurisë.
Aeroporti “Ben Gurion” u rekomandon udhëtarëve të mbërrijnë rreth tri orë para fluturimit, për t’u dhënë kohë të mjaftueshme këtyre kontrolleve.
Përveç kontrollit paraprak, pasagjerët duhet të kalojnë nëpër disa kontrolle të pasaportës, skanim të avancuar të bagazheve dhe, në disa raste, edhe kontroll të plotë të trupit para hipjes në avion.
Kompanitë ajrore të huaja duhet të marrin miratim nga Qendra e Operacioneve të Sigurisë së Aviacionit të Izraelit (ASOC) përpara se të mund të operojnë fluturime drejt ose nga aeroportet izraelite.
Masat e rrepta të sigurisë në aeroportet izraelite lidhen edhe me historinë e vendit.
Në vitin 2022, Izraeli dhe Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) zgjidhën një mosmarrëveshje për sigurinë e aviacionit, e cila kishte rrezikuar ndërprerjen e fluturimeve të kompanive ajrore izraelite drejt Dubait.
Në atë kohë, agjencia izraelite e sigurisë Shin Bet kishte ngritur shqetësime lidhur me masat e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Dubait.
Palët më pas arritën një marrëveshje të re për sigurinë dhe u pajtuan që të bashkëpunonin ngushtë për çështjet e sigurisë në aeroporte.