Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli thotë se ka vrarë nga ajri një komandant të Hezbollahut derisa ai po lëvizte me makinë (VIDEO)

NULL NULL
20.06.2025 17:04

Forca Ajrore e Izraelit (IAF) ka njoftuar se ka eliminuar Muhammad Khader al-Husseini, komandant i divizionit të zjarrfikësve të sektorit Litani të organizatës terroriste Hezbollah, në zonën e Shabrihas në Libanin jugor.

Sipas njoftimit dhe pamjeve të publikuara, sulmi u krye me aeroplan derisa i al-Husseini po lëvizte me makinë.

“Gjatë luftës, terroristi udhëhoqi shumë linja zjarri drejt Nahariyas, Haifas dhe qyteteve të tjera në territorin e vendit”, tha IAF në një njoftim në X.

Forca Ajrore e Izraelit tha se do të vazhdojë të veprojë për të larguar çdo kërcënim ndaj Shtetit të Izraelit. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.