Izraeli thotë se ka goditur gjashtë aeroporte iraniane, e ka shkatërruar 15 avionë NULL NULL 23.06.2025 08:40 23.06.2025 08:40 Ushtria izraelite ka njoftuar se ka sulmuar gjashtë aeroporte në Iran, duke shkatërruar 15 avionë dhe duke dëmtuar pistat e uljes. Në një postim në rrjetet sociale, Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se aeroportet e goditura ndodheshin në pjesët perëndimore, lindore dhe qendrore të Iranit. IDF shton se sulmet me dron shkatërruan avionë luftarakë F-15 dhe F-5, një avion furnizues me karburant dhe një helikopter sulmues AH-1 Cobra, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv. Po ashtu, sipas IDF, janë dëmtuar edhe pista dhe bunkerë nëntokësorë. Nuk është e qartë se kur kanë ndodhur këto sulme. Irani ende nuk i ka konfirmuar këto sulme. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Rasti tragjik në familjen në Ferizaj - Këto janë temat që do të trajtohen në ‘Kosova Today’ 13 minuta më parë
Kosova Skandal i shtetit? Ymeri: Rryma po importohet, por Dogana po i fshin të dhënat 23 minuta më parë