Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli sulmoi 150 objektiva në Iran gjatë natës

NULL NULL
14.06.2025 15:34
Sulmet në Iran
Sulmet në Iran

Izraeli përdori qindra municione për të goditur 150 objektiva në Iran gjatë natës, tha të shtunën një zyrtar i Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF), duke pretenduar se sulmet izraelite kanë penguar programin bërthamor iranian.

Ushtria izraelite nisi një operacion kundër krerëve të lartë të Iranit, lokacioneve ushtarake dhe shkencëtarëve bërthamorë të premten, në një nga përshkallëzimet më të mëdha ushtarake në Lindjen e Mesme gjatë dekadave të fundit. Irani tha se dhjetëra persona u vranë në sulm, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.

Teherani u përgjigj duke qëlluar me breshëri raketash balistike drejt Izraelit, ku vrau tre persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, tha zyrtari i IDF-së në një konferencë për media.

Zyrtari tha se sulmet në lokacionet bërthamore të Iranit në Natanz dhe Isfahan ishin në gjendje të dëmtonin lokacionet “ndjeshëm”. Irani më parë tha se dëmi në objekte ishte i kufizuar.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.