Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izraeli raporton më shumë sulme në Libanin jugor

NULL NULL
09.12.2023 22:57

Ushtria izraelite tha se goditi disa pozicione ushtarake të Hezbollahut në raundin e fundit të sulmeve.

Hezbollahu më herët mori përsipër disa sulme ndaj pozicioneve ushtarake izraelite në Izraelin verior, raporton Al Jazeera, transmeton Klankosova.tv.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi kohët e fundit se Bejruti do të kthehej “në Gaza” nëse Hezbollahu fillon një luftë gjithëpërfshirëse.

“Nëse Hezbollahu zgjedh të fillojë një luftë gjithëpërfshirëse, atëherë ai vetë do ta kthejë Bejrutin dhe Libanin jugor, jo shumë larg nga këtu, në Gaza dhe Khan Younis”, tha kreu i qeverisë izraelite  teksa vizitonte trupat pranë kufirit.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.