Izraeli paralajmëron masa më të rrepta kundër koronavirusit

Izraeli paralajmëron masa më të rrepta kundër koronavirusit

NULL NULL
4 javë më parë

Izraeli u bë lajm kryesor në javën e shkuar pasi u bë vendi i parë i industrializuar që hyri në një bllokadë të dytë në të gjithë vendin.

Por pasi rastet ditore arritën një rekord 6,861 në vend të mërkurën, qeveria ka njoftuar tani rregulla edhe më të rrepta për të hyrë në fuqi nga e premtja.

Ndërsa, sektori privat fillimisht u lejua të vazhdojë të punojë për sa kohë që shmangen kontaktet ballë për ballë me konsumatorët, vetëm bizneset thelbësore tani do të qëndrojnë të hapura. Do të ketë gjithashtu kufizime të reja në protesta, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Qeveria ka vendosur kundër mbylljes së sinagogave për Yom Kippur – një nga ditët më të shenjta në kalendarin hebre – mes kundërshtimit nga grupet fetare. Sidoqoftë, shërbimet do të jenë në gjendje të veprojnë vetëm nën masa kufizuese.