Izraeli paralajmëron banorët e Tehranit se do të “paguajnë një çmim” NULL NULL 16.06.2025 09:34 16.06.2025 09:34 Ilia Yefimovich/picture alliance/Getty Images Zyrtarë të lartë iranianë dhe izraelitë i janë përgjigjur valës së fundit të sulmeve vdekjeprurëse në vendet e tyre përkatëse, raporton CNN. Pas një nate sulmesh të ashpra me raketa iraniane, disa prej të cilave goditën ndërtesa banimi, Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, shprehu zemërimin e tij. “Diktatori arrogant i Tehranit është shndërruar në një vrasës frikacak. Banorët e Tehranit do ta paguajnë çmimin së shpejti”, shkroi ai në X, transmeton Klankosova.tv Ndërsa presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian bëri thirrje për unitet dhe mbrojti programin bërthamor të vendit të tij. “Populli i Iranit duhet të bashkohet dhe të qëndrojë i fortë kundër agresionit që është nisur kundër nesh”, tha Pezeshkian, duke thënë se Irani “nuk është agresori”./Klankosova.tv *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Lajme Izraeli u kërkon banorëve në Teheran të largohen menjëherë: Do godasim infrastrukurën ushtarake 26 minuta më parë