Izraeli nis sulme ndaj objektivave të Houthit në Jemen NULL NULL 07.07.2025 07:10 07.07.2025 07:10 Foto nga BBC Izraeli thotë se ka nisur sulme në tre porte dhe një termocentral në zonat e kontrolluara nga Houthit në Jemen. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, konfirmoi se objektivat e tyre përfshinin anijen tregtare Galaxy Leader. Anija, e rrëmbyer nga grupi rebel në vitin 2023, u përdor për të monitoruar anijet detare në ujërat ndërkombëtare, tha Izraeli, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv. Pas sulmeve izraelite në portet Hudaydah, Ras Isa dhe Saif, dy raketa u lëshuan nga Jemeni në Izrael, sipas ushtrisë izraelite. Një zëdhënës i grupit ushtarak Houthit të mbështetur nga Irani tha se pas sulmeve, mbrojtja ajrore e grupit u përball me sulmin izraelit duke përdorur “një numër të madh raketash tokë-ajër të prodhuara në vend”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Haradinaj kujton Betejën e Morinës: Rënia e dëshmorëve u bë frymëzim për mijëra të rinj 1 minutë më parë
Kosova AKB: Produktet serbe po pushtojnë tregun, Qeveria po e dorëzon ekonominë pa kushte 13 minuta më parë