Izraeli kryen sulme të reja në Bejrut NULL NULL 02.10.2024 09:19 02.10.2024 09:19 Raportohet se Izraeli të mërkurën ka kryer një varg sulmesh në kryeqytetin libanez, Bejrut. Sipas ushtrisë izraelite IDF, cak i sulmit ishin “objektivat terroriste”. Forca Mbrojtëse bëri të ditur se ka lëshuar disa urdhra evakuimi për njerëzit që jetonin në ndërtesat në periferitë jugore të Bejrutit, në orët e para të së mërkurës, shkruajnë mediat ndërkombëtare transmeton Klankosova.tv Deri më tani s’ka raportime për viktima. Ushtria e Izraelit, qysh të martën ka nisur një operacion tokësor kundër objektivave të Hezbollahut, organizatë e cilësuar si terroriste nga SHBA-ja në Libanin jugor. Sulmet e reja u kryen disa orë pasi Irani sulmoi me rreth 180 raketa Izraelin, në shenjë hakmarrjeje për, siç tha, vrasjen e aleatëve të tij në Liban. Irani, gjithashtu, paralajmëroi “sulme shkatërruese” nëse Izraeli përgjigjet. Përshkallëzimi i vazhdueshëm ka rritur frikën për rrëshqitjen e rajonit në një luftë gjithëpërfshirëse. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Agjencia e Kosovës për Akreditim pranohet në EQAR, Ilazi: Është një sukses shumë i madh (VIDEO) 14/07/2025
Kosova “Nuk kemi bërë sa duhet”, a dështoi Kosova në mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së? (VIDEO) 14/07/2025